April 23, 2026
1 min read

Ngacmoi seksualisht në autobus një grua dhe një të mitur, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka prangosur një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, në një autobus të linjës urbane.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë njoftuar për rastin, duke thënë se është arrestuar shtetasi S. K., 44 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Latest from Blog

Kuvendi nesër mban dy seanca

Gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare. Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Kuvendit do të mbahet seancë në shenjë nderimi për kongresmenin
Go toTop