April 29, 2026
1 min read

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 11-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Gazetarja shqiptare, Alba Kepi, ka bërë të ditur se e mitura ka origjinë shqiptare.

Sipas saj, të gjitha ekipet emergjente ishin angazhuar për të shpëtuar 11-vjeçaren, por për fat të keq e njëjta kishte humbur jetën.

Gazetarja tha se hetimet po vijojnë për të kuptuar saktë se çfarë ka shkaktuar vdekjen e të miturës.

Latest from Blog

Go toTop