May 4, 2026
1 min read

Ferizaj: Sekuestrohet armë dhe municion, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje në orën 08:30 në rrugën “Gucia”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Latest from Blog

Go toTop