Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet, ku një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të dy personave të tjerë.
Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar, ka përdorur armë zjarri duke qëlluar në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë.
Ndërsa nga ky incident nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në veturën e viktimave.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja” thuhet në raport.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme.