May 5, 2026
1 min read

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec.

Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë vjedhur një kositëse bari dhe lëndë djegëse.

Njësitet policore janë duke e  hetuar rasti.

Rahovec / 03-04.05.2026.  Më 04.05.2026 është raportuar se gjatë kohës së cekur, persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në një objekt përcjellës dhe nga aty kanë vjedhur një kositëse bari dhe lëndë djegëse. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Latest from Blog

Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është hasur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Sipas policisë, dy qese të mbështjella u gjeten gjatë një bastisjeje përreth sallës së vizitave. Bastisja ndodhi
Go toTop