Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, derisa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. Skënderbeu, Malishevë / 04.05.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 6.48 gram substancë narkotike të llojit marihuanë dhe 0.39 gram substancë narkotike të lloji kokainë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.