May 6, 2026
1 min read

Vetura aksidentohet me trenin në Klinë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Shëngjergj të Klinës.

Një veturë është përplasur rëndë me trenin, në hekurudhë.

Burimet bëjnë me dije se një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Pejës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa njësitet relevante po merren me hetimet.

Latest from Blog

Go toTop