May 12, 2026
1 min read

Konjufca: Kosova e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, bashkë me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë Agron Bajramin, e kanë mirëpritur emisarin special të Bashkimit Evropian Peter Sorensen.

Konjufca konfirmoi se Kosova mbetet e plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në proces.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sørensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në X.

Latest from Blog

Go toTop