May 16, 2026
1 min read

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë në Fushë Kosovë.

Pas takimit, Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se Fushë Kosova i dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë dhe bindje për rrugën përpara.

“Sot në takim me strukturat, Fushë Kosova na dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë, zemër dhe bindje se rruga përpara ndërtohet kur njerëzit bëhen bashkë”, ka shkruar Osmani.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop