May 17, 2026
1 min read

“Hajde folim” në Suharekë, Abdixhiku e Osmani diskutim për brengat dhe të ardhmen e Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani sot kanë qëndruar në Suharekë.

Abdixhiku u shpreh se me qytetarët e Suharekës kanë folur për jetën, brendat, shpresat dhe siç tha, Kosovën që mund ta bëjmë më mirë.

“HAJDE FOLIM në Suharekë. Sa shumë vëmendje po merr platforma jonë e drejtpërdrejtë me qytetarë. Sa shumë interesim, pyetje e debat i sinqertë”.

“Kjo është Kosova që duam, pa skenografi, pa filtra, pa monolog politik. Vetëm njerëz, vetëm bisedë, vetëm dëgjim. Sonte, në Suharekë, folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë. Hajde folim. Hajde bashkohemi”, shkroi kreu i LDK-së.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop