by
June 27, 2026
1 min read

Vala e të nxehtit: Lumi më i gjatë i Italisë, Po, po thahet

Lumi më i gjatë i Italisë, PO, po thahet për shkak të një vale të nxehti, me nivelin e tij më të ulët të ujit për këtë kohë të vitit që lejon ujin e detit të hyjë në shtratin e tij.

Kjo kërcënon zemrën bujqësore të Italisë, e njohur për prodhimin e qumështit për djathin parmixhano, dhe ngjall frikën e një thatësire shkatërruese në korrik.

Në brigjet e njërit prej përrenjve, fermerja Federica Vidali e shikon me shqetësim fushën e saj me luledielli.

Edhe pse lulet e para të sezonit kanë dalë, toka në disa pjesë të fushës është tashmë e thatë dhe e çarë. Një nga dy kanalet e ujitjes është mbyllur për të parandaluar që uji i kripur të arrijë dhe të shkatërrojë të mbjellat.

“Na mbetet uji që të tjerët janë të gatshëm të na japin. Por ne nuk jemi fermerë të klasit të dytë!” tha Vidali për AFP-në. 

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop