August 12, 2026
1 min read

Qorrolli: Seanca konstituive duhet të vazhdojë vetëm pas një marrëveshjeje

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se vazhdimi i seancës konstituive duhet të bëhet vetëm pasi partitë politike të arrijnë një marrëveshje.

Sipas tij, pa një dakordim politik, vazhdimi i seancës do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat Qorrolli i konsideron të panevojshme.

Ai ka theksuar se thirrja e seancës është në kompetencë të kryesuesit të saj, Avni Dehari, ndërsa LVV-ja, sipas tij, është e gatshme të marrë pjesë sapo të krijohen kushtet për një marrëveshje politike.

Qorrolli ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhja e dëshirueshme për situatën aktuale dhe se paraprakisht duhet të gjendet një dakordim mes subjekteve politike.

Latest from Blog

Go toTop