Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Situata ka ndodhur në ambientet e Kuvendit, ku deputetët e PDK-së i kanë kërkuar Gërvallës që të thirret seanca konstituive. Në anën tjetër, Gërvalla i ka ftuar deputetët për takim.
Gjatë debatit ka pasur shkëmbim akuzash mes palëve. Deputetja Blerta Deliu dhe Gërvalla janë përfshirë në një përplasje verbale, ndërsa më pas debat ka pasur edhe mes Gërvallës dhe Artan Behramit.
Në sallë janë dëgjuar gjithashtu thirrje në lidhje me UÇK-në dhe kundër Jugosllavisë, ndërsa gjatë përplasjes janë shkëmbyer akuza të ndërsjella.