August 20, 2026
1 min read

Pas pritjes së gjatë, rikthehen punimet në rrugën Lëbushë–Strellc

Punimet për zgjerimin e segmentit rrugor Lëbushë–Strellc kanë rifilluar, duke i dhënë shtysë një prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunën e Deçanit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se puna në këtë segment ka nisur sërish, ndërsa projekti parasheh zgjerimin e rrugës në katër korsi.

Sipas Ramosajt, realizimi i këtij projekti pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet fshatrave.

“Ky është një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për Deçanin, që do të ndikojë në rritjen e sigurisë, lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet fshatrave. Punët po vazhdojnë”, ka deklaruar Ramosaj.

Latest from Blog

Go toTop