August 20, 2026
1 min read

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës

Qëndrim Xhemajli, njëri nga të rinjtë që humbi jetën tragjikisht në vetaksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, do të varroset sot.

Ceremonia mortore do të mbahet nga ora 13:00, në varrezat e fshatit Shipol. Familjarë, miq dhe të afërm do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut.

Aksidenti i rëndë, i ndodhur në orët e para të së mërkurës në Smrekonicë, ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe ka tronditur opinionin publik.

Latest from Blog

Go toTop