October 19, 2026
1 min read

Wilson akuzon regjimin e Vuçiqit për mbikëqyrje ndaj opozitës, kërkon zgjedhje të lira në Serbi

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për përdorimin e programeve të mbikëqyrjes për të shënjestruar kundërshtarët politikë dhe qytetarët që kundërshtojnë qeverinë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Wilson ka shprehur shqetësimin për atë që e cilësoi si përdorim të mjeteve të mbikëqyrjes kundër opozitës, studentëve dhe protestuesve në Serbi.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë serbe të ndalë arrestimet, përdorimin e forcës dhe mbikëqyrjen ndaj personave që shprehin kundërshtim ndaj pushtetit.

“Regjimi i Vuçiqit ka përdorur sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë. Regjimi duhet të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve. Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të drejta”, ka shkruar Wilson.

Deklarata e kongresistit amerikan vjen në një kohë kur çështjet e të drejtave demokratike, trajtimi i protestuesve dhe kushtet për zgjedhje të lira në Serbi vazhdojnë të jenë pjesë e debatit politik.

Latest from Blog

Go toTop