Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër DN 150 milimetra.
Ndërprerja përfshin rrugët Hyzri Talla, Ilir Durmishi, Besa dhe Fadil Ferati, si dhe zonën përreth qendrës tregtare.
Për shkak të kompleksitetit të punimeve për riparimin e gypit të dëmtuar, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme.
Konsumatorëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në përfundimin e ndërhyrjeve teknike dhe normalizimin e furnizimit me ujë.