October 19, 2026
1 min read

Shiroka Pula takon stafin civil të Zyrës së Presidentes

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një takim me stafin civil të Zyrës së Presidentes, të cilët e uruan për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan suksese gjatë mandatit të saj.

Gjatë takimit, Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit, profesionalizmit dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive institucionale, me qëllim të shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Presidentja gjithashtu shprehu përkrahjen e saj për stafin civil, duke theksuar se angazhimi i përbashkët është thelbësor për mbarëvajtjen e punës dhe forcimin e mëtejmë të institucionit.

Latest from Blog

Go toTop