October 22, 2026
1 min read

Protestat masive studentore/ Rama kërkon dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive në varësi të ministrive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin lëvizjet për largimin e drejtuesve të institucioneve që varen prej tyre.

Bëhet me dije se kreu i qeverisë ka komunikuar me ministrat nga Budva e Malit të Zi, duke u kërkuar të mbledhin vartësit dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Vendimi pritet të bëhet publik nga Rama në ditët në vijim. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë se cilat institucione do të përfshihen në këtë proces apo cilat janë arsyet konkrete që kanë çuar në këtë kërkesë. 

Lëvizja vjen në një moment kur në Tiranë po zhvillohen protesta, ndërsa kryeministri ka shtuar kritikat ndaj funksionimit të administratës publike.

Vetëm një javë më parë, Rama paralajmëroi masa ndaj drejtuesve që nuk përmbushin detyrimet për t’u kthyer përgjigje qytetarëve brenda afateve dhe për të zgjidhur shqetësimet e tyre.

Latest from Blog

Go toTop