Sot në Gjakovë, është bërë përurimi i bustit të heroit Yll Morina, në shenjë të nderimit për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
Zbulimi i bustit u bë nga nëna e Yll Morinës, Drita, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e kryetari i komunës, Ardian Gjini.
Nga momentet e dedikimeve, veçohet ai i fjalimit të kryetarit të AAK-së, i cili përloti ndërsa fliste për bashkëluftëtarin e tij.
