Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është dekoruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.
Gjatë fjalës së tij, kreu i FIFA-s, i cili viziton vendin tonë për herë të dytë u shpreh se këtë medalje ia kushton të ndjerit Fadil Vokrrit.
“Këtë medalje dua t’ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit”, tha ai para të pranishmëve.