October 14, 2025
1 min read

Dyshime për vjedhje e blerje të votës në Mitrovicë, aktivizohet Prokuroria

Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se në këtë komunë ka pasur keqpërdorim të votës.

Në këtë komunë, konkretisht në Shipol dyshohet se ka pasur blerje të votave a madje edhe vjedhje të votës.

Gazetari Shkumbin Kajtazi. thotë se tashmë kanë nisur hetimet e ku i përfshirë dyshohet të jetë një zyrtar i VV-së.

“Pikapat 01 dhe 05, janë kapur nga kamerat dhe do të zbardhet së shpejti skema. Hajnat te mos flejnë të qetë. Me emra kemi me ju zbulu”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, deklaroi për Klankosova.tv se ka nisur të grumbullojnë informacione lidhur me këto dyshime.

“Në këtë fazë, ajo se çka mund të them është se kemi nisur grumbullimin e informacioneve. Të shohim tash se çka do të del lidhur me këto dyshime”, deklaroi ai.

Në Mitrovicë, më 12 tetor, u zhvillua një garë shumë interesante në mes të dy kandidatëve, atij të PDK-së Arian Tahirit dhe atij të LVV-Guxo Faton Pecit.

Bazuar në rezultatet e rundit të parë dallimi mes Tahirit dhe Pecit është veç 28 vota.

Prin kandidati i PDK-së me 47.49 për qind apo 15 mijë e 368 vota, kurse ai i LVV Guxo i ka marrë 47.80 për qind apo 15 mijë e 40 vota.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop