October 20, 2025
1 min read

26 vdekje në 10 muaj në vendin e punës, Krasniqi fajëson shtetin

Një shifër alarmante vdekjesh të personave në vendin e punës, kanë ndodhur për 10 muaj në Kosovë.

Plot 26 punëtorë humbën jetën në vendin ku kanë punuar, dhe shumica prej tyre lidhen me sektorin e ndërtimtarisë.

Gazetari Vullnet Krasniqi, e quan ‘mafia të ndërtimtarisë’ këtë sektor, duke thënë se punëtorëve iu mungojnë kushtet bazë, teksa sipas tij, kompania përfiton miliona euro.

“Sektori që më së shumti vdesin punëtorët, është sektori i ndërtimtarisë. Kjo lidhet pikërisht me natyrën e kësaj pune, që është direkt e lidhur me jetën e njeriut, është punë fizike. Më herët e shikova se në cilat qytete kanë ndodhur më së shumti që humbin jetën punëtorët. Del që është rajoni i Dukagjinit që ka më së shumti vdekje të punëtorëve, dhe lidhet direkt me sigurinë e punëtorëve në vendin e punës”.

“E kisha quajt mafi e ndërtimit, e cila nga njëra anë prodhon miliona euro, e në anën tjetër prodhon vdekje për punëtorët”, u shpreh Krasniqi.

Pos tjerash, Krasniqi për këtë dukuri lë fajtor shtetin.

Latest from Blog

Vjen puthja e parë mes Dolces dhe Limit

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër. Gjatë mbrëmjes, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre. Madje, jo vetëm një puthje.
Go toTop