October 20, 2025
1 min read

U ther me thikë në fyt, si erdhi deri te vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali?

23-vjeçari, Hekuran Cunami, me prindër shqiptarë, ka vdekur javën që lamë pas, si pasojë e plagëve të marra nga një therje me thikë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në njërin prej parkingjeve të Universitetit të Peruxhias në Itali.

Sipas mediumit italian La Repubblica, i ndjeri është therur me thikë në fyt.

Alba Kepi, në emisionin “Kosova Today”, tha se deri te vdekja e të riut shqiptar, erdhi si pasojë e një përleshje mes viktimës dhe miqëve të tij me disa persona të tjerë në një klub nate.

Sipas Kepit, me thikë është sulmuar edhe vëllai i viktimës, Samuel Cunami.

Ndryshe, katër persona janë nën hetim lidhur me rastin, por ende nuk është zbuluar i dyshuari kryesor.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop