October 21, 2025
1 min read

Suhareka fillon e para, gjobat për kundërvajtje në trafik dorëzohen në shtëpi

Stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar me dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia.

Policia informon sërish qytetarët se janë të detyruar të zbatojnë rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku rrugët të bëhen më të sigurta dhe më të kalueshme.

“Kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë. Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës. Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop