October 21, 2025
1 min read

Kërkohet paraburgim ndaj personit që shpërndau kokainë në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale I.S., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 25.09.2021, rreth orës 10:00, në Prishtinë, rruga “Ulpiana” përkatësisht në banesën e tij, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që ditën kritike, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurin B.T., shpërndan substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 205 gram tek të pandehurit B.T.,dhe N.L., me qëllim që të njëjtën më pas ta transportojnë për në Tetovë – Republika e Maqedonisë së Veriut”. Me këtë, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në komunikatë bëhet e ditur se i pandehuri S.I., ka qenë në kërkim policor që nga viti 2021 dhe më 20 tetor të këtij viti, në pikën kufitare Hani i Elezit, nga zyrtarët policor doganor i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është urdhëruar ndalimi për 48 orë për veprën penale të lartcekur.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop