October 21, 2025
1 min read

Rrahje e të shtëna, Policia jep detaje për incidentin në Llap: Një i lënduar

Shkrepje armësh e rrahje ka ndodhur sot pasdite në Podujevë.

Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se si pasojë e rrahjes me një mjet të fortë (shkop) është lënduar një person.

Ai është dërguar për trajtimin mjekësor.

Në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në stacion katër persona, një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në incident.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. 

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop