by
April 1, 2026
1 min read

AGK dënon sulmet kibernetike kundër Vox Kosova, kërkon hetim nga Policia e Prokuroria

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet kibernetike ndaj portalit Vox Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, AGK u shpreh e shqetësuar për valën e re të sulmeve kibernetike kundër portalit, ndërsa shtoi se llogaria e kësaj media në Facebook në kohët e fundit është mbyllur dy herë, llogaria në TikTok dy herë, kurse ajo në Instagram një herë.

Asociacioni ftoi Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të zhvillojnë hetimet e nevojshme, për të gjetur dhe dënuar autorët e sulmeve.

“AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit. AGK-ja qëndron në mbështetje dhe solidaritet të plotë me Vox Kosova, dhe të tjera media që kohëve të fundit janë penguar për ta kryer punën e tyre si pasojë e këtyre sulmeve”, thuhet në reagim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop