by
January 15, 2026
1 min read

Ambasada Amerikane: Masakra e Reçakut, një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën

Sot, Zëvendës-shefi i Përkohshëm i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, Josh Peterson i është bashkuar udhëheqësve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të ambasadës, ku theksohet se kjo masakër, është një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën.

“Kujtimi i tyre le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota pa. #MosHarroniKurrë”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop