by
January 21, 2026
1 min read

Ambasadori britank: Rugova arkitekt i pavarësisë së Kosovës, krenar që e mbështetëm

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vendosur kurora lulesh te varri i ish-presidentit Rugova bashkë me presidenten Osmani dhe kolegë nga kori diplomatik.

Hargreaves e ka quajtur Rugovën si arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani dhe kolegëve diplomatikë në përkujtimin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit Rugova, duke nderuar trashëgiminë e tij të qëndrueshme si një udhëheqës dhe burrë shteti i shquar. E kujtuam atë si presidentin e parë të Kosovës dhe një vizionar të vërtetë që udhëhoqi vendin dhe popullin e tij nëpër kohë sfiduese. Ai konsiderohet gjerësisht si arkitekti paqësor i pavarësisë së Kosovës, të cilën Mbretëria e Bashkuar është shumë krenare që e ka mbështetur”, shkruan ambasadori në Facebook.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop