by
April 3, 2026
1 min read

“Anëtarët e Bordit të ZRrE-së shmangën Komisionin, shkuan në zyrën e GP të LVV-së”

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion thirri mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ishte paraparë edhe raportimi nga Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike.

Por mbledhja e komisionit që u thirr për mëngjesin e së premtes, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë nuk u paraqitën deputetët e LVV-së.

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, që ishte i pranishëm në mbledhje, tha se Bordi i ZRrE-së po i ik përgjegjësisë dhe theksoi se kjo e konfirmon se sa të ndikuar politikisht nga LVV-ja dhe Qeveria janë ata.

“Mospjesëmarrja dhe ikja nga përgjegjësia e Bordit të ZRrE-së, ma konfirmon ndikimin e plotë politik të LVV-së, të Qeverisë, mbi ta. Kryesuesja ma konfirmoi që ata janë këtu, por së pari kanë shkuar lart, por ata e kanë detyrën me qenë para nesh”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq Klan Kosova, nga burimet ka mësuar se anëtarët e Bordit të ZRrE-së kanë qenë brenda hapësirave të Kuvendit, por që të njëjtit kanë shkuar direkt në zyrën e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, anëtarët e Bordit të ZRrE-së duhet të presin në korridor para se të ftohen nga Komisioni.

Të njëjtit nuk janë paraqitur fare në mbledhjen e thirrur për raportim për çështjen e çmimit të rrymës dhe për çështjen e njehsorëve.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, Janina Ymeri, tha se “ky mund të jetë fundi i pushtetit të Vetëvendosjes”.

“Megjithatë, kjo nuk e ndalon punën në taransparencë. Kam prova të mjaftueshme se hajnia në sektorin në energji është skandali më i madh që ka ndodhur ndonjëherë, madje-madje ka mbërri edhe në Ministri. Sado që mundohen t’i fshehin informatat, dikur do të dalin”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Deputetët e PDK-së, Ferat Shala dhe Uran Ismaili, thanë se është shqetësuese se si nuk marrin pjesë deputetët e LVV-së.

Në këtë komision, sipas deputetëve, do të kuptohej më shumë rreth tarifave të reja.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop