by
January 14, 2026
1 min read

Anëtari i PDK-së në KQZ kërkon skanimin e fletëvotimeve

Anëtari i Partisë Demokratike e Kosovës në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të aplikohet skanimi i fletëvotimeve, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për ruajtjen e integritetit të votës.

“Nuk e di sot cila është kostoja e skanimit të fletëvotimit, por e di që integriteti i votës nuk ka çmim. Prandaj, në zgjedhjet e ardhshme është domosdoshmëri skanimi i fletëvotimit për të ndalur abuzimet e komisionerëve të partive politike, pa dallim”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komunat tjera do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve:
Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me vendimet e KQZ-së, derisa palët politike kërkojnë masa shtesë për rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop