by
April 9, 2026
1 min read

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje të enjten, vetëm një ditë pasi ato filluan të bien pas marrëveshjes së armëpushimit dyjavor ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.2% në 96.70 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA, West Texas Intermediate, u rrit me 2.8% në 96.90 dollarë, raporton BBC.

Por, Irani ka pretenduar se armëpushimi ka filluar të thyhet pasi Izraeli vazhdoi sulmet në Liban, duke mbyllur sërish Ngushticën e Hormuzit.

Brent fillimisht ra me 15% në më pak se 92 dollarë për fuçi të mërkurën, pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, megjithëse çmimet u rritën sërish më vonë gjatë ditës.

Çmimet e naftës janë ende shumë më të larta se sa ishin para se të fillonte lufta më 28 shkurt.

“Kostoja e naftës së papërpunuar është rritur për shkak të sugjerimeve se bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së janë ende të brishta”, tha strategu i bankës OCBC, Sim Moh Siong.

Ai tha se rrjedha e dërgesave të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit do të jetë fokusi kryesor i tregut në ditët në vijim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop