April 18, 2026
1 min read

Arratisje nga stacioni policor në Gjakovë, i dyshuari ikën përmes dritares

Të premten në Gjakovë, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është arratisur nga dritarja stacionit policor.

I dyshuari mashkull kosovar  ndodhej brenda zyrës së intervistimit kur ka arritur të largohet nga objekti i stacionit policor përmes dritares.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar tek prokurori dhe hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për kapjen e tij.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK. /Klankosova.tv

Latest from Blog

Go toTop