Është arrestuar një zyrtar policor në rajonin e Pejës, pasi, i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje.
Sipas burimeve të Demantim News, IPK pas orës 00:00 të 6 prillit, kanë zbarkuar në stacionin policor në Pejë, pasi ishin njoftuar se zyrtari ka kryer veprën penale: dhunë në familje.
I dyshuari nga Radaci i Pejës u dërgua në mbajtje për 48 orë me masë paraburgimi dhe ndaj tij do shqiptohen gjitha masat ligjore.
Demantim News do vazhdoj të iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast!