by
March 30, 2026
1 min read

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet përkatëse.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e EOD-së së FSK-së, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit, duke eliminuar rrezikun për banorët përreth.

Latest from Blog

Go toTop