by
January 19, 2026
1 min read

AUV bllokon dhe nis asgjësimin e qumështit për foshnje “Nidina Optipro 1” pas njoftimit nga RASFF

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në njoftimin e pranuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962, lot 52860346BB, është identifikuar prania e substancës Cereulide në formulën (qumështin) për foshnje, Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), me origjinë nga Holanda, e importuar nga kompania Nestlé Nederland BV në Republikën e Kosovës.

AUV njofton se, është duke bërë bllokimin e këtij produkti dhe më pas do të fillojë me procesin e asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop