by
January 13, 2026
1 min read

Avokati i “Ridit” në skandalin e Rezervave Shtetërore: Na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me Rezerva Shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut  Halimi, tha se gjatë procedurës gjyqësore ka ndodhur një situatë e paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës.

Ai deklaroi se gjykata i ka detyruar mbrojtësit që të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa i pasur në dispozicion shkresat e lëndës, duke e cilësuar këtë si një rast “non sens”.

“Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens. Sa i përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, tha ai.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop