by
January 21, 2026
1 min read

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën, sot është realitet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 20-të të ndarjes nga jeta.

Begaj konsideron Rugovën si vizionarin e Kosovës që me urtësi, durim e mençuri e projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.

“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës”.Begaj, mes tjerash, vlerëson se vizioni i Rugovës për Kosovën sot është një realitet.

“Vizioni i tij është sot një realitet. Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme” ka shkruar Begaj.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop