October 19, 2026
1 min read

Blero në zi, këngëtari humb shokun e ngushtë

Këngëtari i njohur kosovar, Blero, po përballet me një humbje të rëndë personale, pas vdekjes së shokut të tij të ngushtë, Argjir Rexha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi prekës, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij dhe ka kujtuar lidhjen e veçantë që kishin.

“Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”, ka shkruar Blero.

Në mesazhin e tij, këngëtari u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit, duke u uruar forcë për ta përballuar këtë humbje.

“Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë”, ka përfunduar ai dedikimin e tij.

Latest from Blog

Go toTop