October 19, 2026
1 min read

Hunter Schafer zbulon se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale vitin e kaluar

Aktorja amerikane Hunter Schafer, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, ka ndarë detaje nga jeta personale, duke zbuluar se vitin e kaluar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e poshtme të trupit.

Aktorja 27-vjeçare ka folur për këtë përvojë gjatë një interviste të fundit, ku ka diskutuar edhe për identitetin e saj dhe rrugëtimin personal.

Gjatë bisedës me revistën Elle, Schafer është shprehur për rëndësinë që ka për të eksplorimi i identitetit dhe pranimi i vetvetes.

“Besoj se kjo është magjia e të qenit queer. Në aspektin ideologjik, ka të bëjë me mundësitë, zgjerimin dhe rritjen, si dhe me udhëtimin për ta zbuluar veten”, ka deklaruar ajo.

Aktorja ka theksuar gjithashtu identitetin e saj si grua, duke u shprehur: “Unë jam një grua. Unë jam një vajzë”.

Kirurgjia afirmuese e gjinisë përfshin ndërhyrje të ndryshme mjekësore që synojnë të ndihmojnë në përputhjen e karakteristikave fizike të një personi me identitetin e tij gjinor. Lloji i ndërhyrjes ndryshon në varësi të nevojave dhe zgjedhjeve individuale.

Latest from Blog

Go toTop