October 19, 2026
1 min read

Pas protestës në Shqipëri, 69 persona të arrestuar dhe 20 të tjerë nën procedim penal

Pas protestës së mbajtur një ditë më parë në Shqipëri, 69 persona janë arrestuar, ndërsa 20 të tjerë janë proceduar penalisht.

Sipas informacioneve të bëra publike, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në akte dhune gjatë protestës, përfshirë sulme ndaj pjesëtarëve të policisë dhe dëmtime të objekteve të institucioneve publike e private.

Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore ndaj personave të përfshirë, ndërsa hetimet po vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale.

Latest from Blog

Go toTop