by
April 7, 2026
1 min read

“Burri që vrau gruan është po ashtu nga Kosova, e pranoi vrasjen”

Burri që vrau ish-bashkëshorten e tij, 39-vjeçaren Zoja Oroshi, në Austri, është po ashtu nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Prokuroria e Wiener Neustadt.

Sipas përgjigjes së Prokurorisë, i dyshuari, një 47-vjeçar, ka pranuar kryerjen e vrasjes dhe aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e problemeve familjare midis tij dhe viktimës.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas austriak 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë gruan e tij më 5 prill 2026, në Soss, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri dhe thikë. I akuzuari ka pranuar krimin dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese Wiener Neustadt. Një urdhër paraburgimi është kërkuar tashmë. Hetimi policor vazhdon, ndërsa problemet familjare midis autorit dhe viktimës po shqyrtohen si motiv i mundshëm”, tha Prokuroria.

Mediat austriake raportuan se 39-vjeçarja u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë dhe la pas vetes katër fëmijë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop