by
January 7, 2026
1 min read

CNN raporton për vërshimet në Kosovë, publikon pamje nga situata në Drenas

Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë Kosovën kanë shkaktuar vërshime në disa qytete të vendit, duke vështirësuar qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Ndër komunat më të prekura nga situata ka qenë Drenasi, ku uji ka dalë nga shtrati në disa zona, duke shkaktuar dëme materiale.

Situata ka marrë vëmendje edhe ndërkombëtare. Mediumi amerikan CNN ka raportuar për vërshimet në Kosovë, duke publikuar një video ku shihen pamje nga përmbytjet në qytetin e Drenasit.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop