Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi, ka ngritur një shqetësim në seancën e sotme të Kuvendit.
Ajo tha se çantat e rënda me libra për fëmijë po ua dëmton shëndetin atyre, shkruan Demantim News.
Po ashtu, Thaçi tha se në shkolla ka shumë lëndë dhe kushte jo të mira nëpër shkolla, çka flet për një sistem jo të mirë arsimor.
Gjatë fjalimit të saj, Thaçit iu ndërpre disa herë fjala, sidomos nga zhurma e deputetëve.
“Kolegë qetësi, është temë shqetësuese, po besoj edhe ju keni fëmijë” tha ndër tjera ajo.