by
April 3, 2026
1 min read

“Djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, nëna e Eronës flet pas dënimit me 24 vjet burgim të dorasit 

Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli, është deklaruar me fjalë prekëse për media pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Valon Aliut, i cili u dënua me 24 vite burgim për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij.

E prekur thellë, ajo tha se dhimbja për humbjen e vajzës së saj nuk do të shuhet kurrë, pavarësisht vendimit të gjykatës, transmeton IndeksOnline.

“Dhimbjen që ka shkaktuar ky njeri, kurrë nuk shuhet, djali çdo ditë po e kërkon nënën e vet”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Gjykata Themelore në Ferizaj mori vendimin pas një procesi të gjatë gjyqësor, gjatë të cilit u paraqitën prova, dëshmitarë dhe argumente nga të dyja palët, duke e shpallur fajtor të akuzuarin dhe duke e dënuar me 24 vjet burgim.

Rasti i Erona Coklit ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka rikthyer në fokus çështjen e dhunës ndaj grave, si dhe nevojën për drejtësi dhe masa më të forta parandaluese.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop