by
September 22, 2025
1 min read

Duncan: Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së

Ish-diplomati, John Stewart Duncan thotë se me gjeneralin Michael Jackson gjatë fundit të viteve të ’90-ta, biseduan rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Duncan, Jackson ishte shprehur i shqetësuar, pasi sipas tij, nuk kishte mekanizma që të trajtonin UÇK-në.

Ndër të tjera, Duncan thotë se ishte ai personalisht që shkroi tekstin e marrëveshjes për çarmatim të UÇK-së.

“Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e Marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së”, thotë Duncan.

“Ideja për marrëveshjen doli nga bisedat me gjeneralin Mike Jackson”, thotë tutje ai.

“Në këto biseda, Jackson më tha se ishte shumë i shqetësuar që nuk kishte asnjë mekanizëm për të trajtuar ose për t’u marrë me UÇK-në, dhe vlerësoi që UÇK-ja të përbëhej nga 20 mijë ushtarë gueril. Ai ishte pranë momentit të dislokimit në Kosovë, megjithëse nuk kishte asnjë mekanizëm që ngjashme me marrëveshjen teknike”.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop