CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85
May 4, 2026
1 min read

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Një rast i ngacmimit përmes mesazheve me përmbajtje seksuale është raportuar në qytetin e Klinës.

Sipas raportit të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 30 prill të këtij viti, derisa viktima e ka raportuar në polici më 3 maj.

Në raport thuhet se një grua kosovare ka pranuar disa mesazhe (SMS) me përmbajtje seksuale nga një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti si sulm seksual.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Latest from Blog

Go toTop