Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë pasi është sulmuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur më 12 prill rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Haxhiu”.
Siç mëson Sinjali, viktima Sh. R rreth 43 vjeç ka raportuar se i dyshuari B. M rreth 51 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Sipas deklarimit të saj, ai e ka goditur me grushte në trup, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari ka rezistuar ndaj arrestimit, ndërsa më pas është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në QKUK dhe pas kësaj është intervistuar nga hetuesit.
Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, viktima ka kërkuar që të strehohet tek familjarët e saj, së bashku me dy vajzat.
Rasti është duke u trajtuar nga njësiti i hetimeve për dhunë në familje dhe mbetet në procedurë.