by
April 3, 2026
1 min read

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë i kërkuari për tentim-vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Franca për në Kosovë.

I dyshuari, sipas Policisë, ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it, it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Franceze”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari pas ekstradimit, thuhet se i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thotë PK. 

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop